Ndërlidhjet

logo-print

SHBA e Franca kërkojnë sanksione shtesë ndaj Iranit



“Bashkësisë ndërkombëtare nuk i ka mbetur asnjë zgjedhje vetëm të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit”, tha shefi i Pentagonit gjatë vizitës së tij në Paris.

Gejts shtoi se “duhen gjetur rrugët paqësore për zgjidhjen e problemit, por bashkësia ndërkombëtare duhet të punojë së bashku”.

Kërkesë e ngjashme ka ardhur dhe nga shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kushner. “E vetmja gjë që na ka mbetur të bëjmë, është të vendosim sanksione të reja, duke pasur parasysh se bisedimet nuk janë të mundura”, theksoi Kushner, i cili i cilësoi si shantazhe nismat e fundit të Iranit.

Gjatë ditës Irani zyrtarisht ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore rreth planeve për pasurimin e uraniumit.

Teherani nga nesër do të fillojë pasurimin e uraniumit me 20%. Vendimi i Iranit bie në kundërshtim me propozimin e OKB-së, që Teherani ta pasurojë uraniumin në një vend tjetër. Kjo ishte mënyra e vetme që të adresohej shqetësimi i perëndimit se Irani synon prodhimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG