Ndërlidhjet

Rusia ndryshon, po sanksioneve ndaj Iranit



Rusia i është bashkangjitur thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për sanksione të reja ndaj Iranit.

Deklarata u bë nga Konstantin Kosaçev, kreu i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dumën ruse. Deri tani Rusia nuk ka mbështetur asnjëherë zëdhëm sanksionet shtesë ndaj Iranit.

Gjatë ditës Shtetet e Bashkuara dhe Franca bën thirrje për sanksione të reja ndaj Iranit, duke theksuar se nuk mund të lejohet që Teherani të shantazhojë bahskësinë ndërkombëtare.

“Bashkësisë ndërkombëtare nuk i ka mbetur asnjë zgjedhje vetëm të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit”, tha shefi i Pentagonit gjatë vizitës së tij në Paris.

Reagimet erdhën pasi gjatë ditës Irani zyrtarisht ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore rreth planeve për pasurimin e uraniumit.
Teherani nga nesër do të fillojë pasurimin e uraniumit me 20%. Vendimi i Iranit bie në kundërshtim me propozimin e OKB-së, që Teherani ta pasurojë uraniumin në një vend tjetër. Kjo ishte mënyra e vetme që të adresohej shqetësimi i perëndimit se Irani synon prodhimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG