Ndërlidhjet

SHBA: Mjeku i këngëtarit Xhekson i kundërshton akuzat


Konrad Mjurej, ish mjeku i yllit muzikor të ndjerë, Majkëll Xhekson, i ka kundërshtuar akuzat për vrasje të paqëllimshme, lidhur me vdekjen e këngëtarit.

Mjeku Mjurej është paraqitur në një gjykatë në Los Anxhelos, derisa dashamirët e këngëtarit kishin brohoritur “vrasës”.

Gjyqtarët tash duhet të vendosin lidhur me procesin gjyqësor.

Nëse shpallet fajtor, mjeku Mjurej mund të ballafaqohet me katër vjet burg.

Majkëll Xhekson vdiq në shtëpinë e tij, më 25 qershor të vitit të kaluar, në moshën 50 vjeçare.
XS
SM
MD
LG