Ndërlidhjet

Çilkot: Synohen takime me ish administratën Bush


Kryesuesi i Komisionit hetimor britanik lidhur me luftën në Irak, Xhon Çilkot, thotë se synohen takime me njerëzit, që kanë shërbyer në administratën e ish presidentit amerikan, Xhorxh Bush.

Zoti Çilkot nuk tha se nëse zoti Bush ishte në mesin e zyrtarëve, që do të mund të paraqiteshin para komisionit.

Në seancat dëgjimore të komisionit, që kanë filluar në nëntorin e kaluar, janë paraqitur edhe ish kryeministri britanik, Toni Bler dhe disa ministra dhe zyrtarë.

Planifikohet edhe dëgjimi i kryeministrit aktual birtanik, Gordon Braun dhe i sekretarit të jashtëm, Dejvid Miliband.
XS
SM
MD
LG