Ndërlidhjet

Iran: Filloi procesi i pasurimit në shkallë më të lartë


Televizioni shtetëror iranian ka raportuar se Irani ka filluar prodhimin e karburantit bërthamor në shkallë më të lartë, derisa presioni nga vendet perëndimore për sanksione të reja lidhur me programin atomik të Teheranit, po shtohet.

Televizioni iranian, al-Alam, njoftoi se sot Irani “ka filluar pasurimin e karburantit bërthamor në shkallë 20 %, në praninë e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike”.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca, dje thanë se do të vazhdojnë të kërkojnë sanksione të reja dhe “të fuqishme” kundër Iranit, pasi Teherani shpalli se do ta intesifikoj pasurimin e uraniumit.

Vendet perëndimore kanë shqetësime se Irani po synon prodhimin e armatimit bërthamor, që kërkon pasurimin e uraniumit në shkallë së paku 90%.

Irani thotë se programi i tij atomik është tërësisht për nevoja paqësore.
XS
SM
MD
LG