Ndërlidhjet

SHBA, BE: Dënohen shkeljet e të drejtave në Iran


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje që Irani t’i ndalë abuzimet e të drejtave kundër shtetasve të vet.

Në një deklaratë të përbashkët, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i dënuan burgosjet në shkallë të gjërë, proceset gjyqësore masive dhe moslejimin e së drejtës për shprehjen e lirë të mendimit, pas zgjedhjeve presidenciale të kontestuara, të mbajtura në qershor të vitit të kaluar.

Poashtu, është shprehur shqetësim lidhur me potencialin për dhunë të mëtejshme, veçanërisht afër përvjetorit të themelimit të Republikës Islamike, që shënohet pasnesër.
XS
SM
MD
LG