Ndërlidhjet

logo-print

Grupi Timoshenko: Vjedhje të mëdha në zgjedhje


Grupi i mbështetësve të kryeministres, Julia Timoshenko, në Parlamentin e Ukrainës, tha sot se në zgjedhjet presidenciale ka pasur vjedhje të gjëra dhe se do të ndërmarret aksion gjyqësor për “ta mbrojtur të drejtën e zgjedhjeve korrekte”.

Pas numërimit pothuajse të të gjitha votave të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura të dielën, rivali i zonjës Timosheno, lideri opozitar, Viktor Janukoviq, po udhëheq me më tepër se pesë përqind.

Megjithatë, ajo ende nuk e ka pranuar disfatën. Sot pritet që të paraqitet para gazetarëve, për të parën herë prej zgjedhjeve.

Por një e përditshme në Kiev sot ka raportuar se Timoshenko ka thënë se “kurrë nuk do ta njohë legjitimitetin e fitores së Janukoviqit”.
XS
SM
MD
LG