Ndërlidhjet

Tojota: Tërhiqen afro gjysmë milioni vetura


Kompania e automobliave, Tojota, sot ka shpallur tërheqjen e afro gjysmë milioni veturave hibride, përfshirë edhe modelin Prius, në gjithë botën, për shkak të përmirësimeve, që duhet të bëhen në frena.

Presidenti i kompanisë, Akio Tojoda, kërkoi falje nga blerësit:

- Ne dëshirojmë të kërkojmë falje te të gjithë klientët tanë, që kanë shqetësime derisa presin që Tojota ta rregulloj gabimin, tha ai në konferencën e sotme për shtyp në Tokio.

Kjo është goditja më e re për kompaninë më të madhe botërore për prodhimin e automobilave, e cila aktualisht i është nënshtruar kritikave për shkak të gabimeve të tjera, që kanë shkaktuar tërheqjen e më se 8 milionë veturave.
XS
SM
MD
LG