Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Aktivitetet bërthamore të Iranit lindin dyshime



Kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Rusi tha se njoftimi i Iranit se planifikon ta pasurojë uraniumin në shkallën 20% në territorin e vet, lind “dyshime” për qëllimet bërthamore të vendit.

Vërejtjet e Nikolai Patrushev u bënë pasi televizioni shtetëror iranian sot raportoi se Irani ka filluar të bëjë pasurimin e uraniumit “në prani të inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore”.

“Irani pohon se nuk synon armët bërthamore, dhe se është për zhvillimin e një programi bërthamor paqësor. Por, veprimet e tij, përfshirë dhe vendimet për pasurimin e uraniumit në 20 %, rrisin dyshimet tek vendet tjera, dhe këto dyshime janë të bazuar”, tha Petrushev.

Zëdhënësi i Pentagonit, Xhef Morrell tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë për rezolutë për sanksione të reja të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit “për disa javë, jo muaj”.

Kryeministri izraelit Benxhamin Netanjahu tha se Irani "po shpejton të prodhojë armë bërthamore", dhe bëri thirrje për sanksione kundër Teheranit.

Vendet e Perëndimit druajnë se Irani synon të ndërtojë armë bërthamore, për të cilat nevoitet uranium i pasuruar në shkallën 90%. Irani thotë se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor.
XS
SM
MD
LG