Ndërlidhjet

logo-print

Fratini: Është sulmuar ambasada e Italisë në Teheran




Ministri i Jashtëm italian Franko Fratini tha se pjesëtarë të milicisë fetare iraniane Basixh janë përpjekur ta sulmojnë ambasadën e Italisë në Teheran.

Fratini tha në mbledhjen e Senatit në Romë se incidente të ngjashme kanë ndodhur së fundmi edhe tek ambasadat e Francës dhe Holandës.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars gjithashtu transmetoi raporte për protesta proqeveritare në afërsi të ambasadave franceze dhe italiane.

Fratini tha se dhjetra manifestues brohoritnin “Vdekje Italisë” dhe “Vdekje Berluskonit”.

Ai tha se protestuesit kanë hedhur gurë në ambasadë, dhe policia iraniane është detyruar të intervenojë për të penguar, siç tha, “sulmin e plotë”.
Ambasada nuk ka pësuar dëmtime.
XS
SM
MD
LG