Ndërlidhjet

Aeroplani i Etiopisë ka shpërthyer gjatë fluturimit



Aeroplani i Etiopisë, i cili në 25 janar u rrëzua në Detin Mesdhe me 90 njerëz në bord, “ka shpërthyer gjatë fluturimit” pak pas nisjes nga aeroporti i Bejrutit, tha ministri i Shëndetësisë i Libanit.

“Aeroplani ka shpërthyer gjatë fluturimit, dhe trupi i tij, si dhe trupat e udhëtarëve janë shpërndarë në det”, e transmeton AFP ministrin Mohamad Xhavad Halifi.

Kjo është e para herë që një zyrtar libanez pohon publikisht se aeroplani Boing 737 i kompanisë “Etiopian Airlines” ka “shpërthyer” disa minuta pas fluturimit në mes të stuhisë.
XS
SM
MD
LG