Ndërlidhjet

Iran: Rritet presioni ndaj opozitës



Autoritetet e Iranit i kanë shtuar presionet ndaj pjesëtarëve të opozitës.

Sot u dënua me vdekje njëri nga pjesëmarrësit në demonstratat në 27 dhjetor, ndërsa tetë të tjerë u dënuan me burg.

Një faqe interneti e opozitës njoftoi se është arestuar një i afërm i liderit të opozitës, Mir Hosein Musavi.

Demonstrata në Iran u shpeshtuan pas fitores së kontestuar të presidentit Mahmud Ahmadinexhad qershorin e kaluar.
XS
SM
MD
LG