Ndërlidhjet

Polonia tërheq ambasadorin nga Bellorusia



Polonia sot e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Bellorusia, pasi autoritetet belloruse shpërngulën një organizatë polake nga zyrat e saj.

Të hënën, autoritetet e Bellorusië e konfiskuan një ndërtesë që përdorej nga grupi "Unioni i polakëve" në Ivenec, qytet pranë kryeqytetit Minsk.

Gazetat polake kanë shkruar se forcat belloruse kanë përdorur "forcë brutale" për ta zbrazur ndërtesën.

Ministria e Jashtme në Varshavë tha se hapi synonte t'i dërgojë "mesazh të fuqishëm politik" Minskut.

Trajtimi i pakicës polake në Bellorusi ka qenë burim i shpeshtë i konflikteve me Poloninë.

Rreth 400 mijë polakë jetojnë në Bellorusi, vend me 10 milionë banorë.


XS
SM
MD
LG