Ndërlidhjet

Obama: Së shpejti sanksione të reja ndaj Iranit



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama parashikon se një raund i ri sanksionesh për ta ndëshkuar Iranin lidhur me programin bërthamor të tij mund të jetë i gatshëm për disa javë.

Obama tha se bashkësia ndërkombëtare është unike për, siç tha, “sjelljen e keqe të Iranit”.

Ai tha se refuzimi i Iranit ndaj planit të Kombeve të Bashkuara që uraniumi të pasurohet jashtë vendit, dëshmon se Teherani po e ndjek kursin “, i cili do ta çojë kah armatimi”.

Komentet e presidentit amerikan Obama u bënë pasi media shtetërore iraniane raportoi se Irani ka filluar procesin e pasurimit të uraniumit në shkallën 20 % për përdorim në reaktorin kërkimor mjekësor.
XS
SM
MD
LG