Ndërlidhjet

Rritet çmimi i naftës nga dollari i dobët dhe dimri



Çmimet e naftës janë rritur për 2%, kryesisht për shkak të dollarit të dobët, fitimeve në Wall Street dhe dimrit të madh në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara.

Nafta e papërpunuar në bursën e Nju Jorkut u tregtua për 73.75 dollarë për një fuçi.

Dollari pësoi pak rënie nga raportet për të ndihmuar ekonominë greke.

Çmimet e naftës kanë tendencë të rritjes kur bie dollari, duke i bërë prodhimet e naftës më të lira për blerësit që përdorin valuta tjera.

Dobësia e dollarit gjithashtu i inkurajon investitorët që të bëjnë investime më të prekshme, si p.sh. në metale të çmuara.
XS
SM
MD
LG