Ndërlidhjet

Afganistan: 165 të vdekur nga orteku i borës



Ministria e Brendshme e Afganistanit tha se të paktën 165 njerëz kanë vdekur nga orteqet e borës që e bllokuan një kalim malor në veri të Kabulit të hënën.

Zëdhënësi Zemeri Bashari tha se janë zbuluar gjithsejt 165 trupa të pajetë.

Ekipet e shpëtimit kanë evakuuar qindra të plagosur nga orteqet, që u shkaktuan nga bora e madhe në rrugën që lidh Kabulin me qytetin Mazar-i-Sharif.
XS
SM
MD
LG