Ndërlidhjet

Edhe pse Julia Timoshenko pohon se nuk do ta pranojë kurrë fitoren e Viktor Janukoviqit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, është më se e qartë se ky politikan me orientime pro-ruse do të jetë president i këtij vendi. Një gjë të këtillë tashmë e ka pranuar edhe Perëndimi, i cili ka qenë më i afërt me Timoshenkon.

Fitorja e liderit të deritashëm opozitar ka vënë në pikëpyetje për disa qarqe valën demokratike, e cila në vitet e fundit ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të ish-territorit sovjetik.

Viktor Janukoviq njihet si personazhi kryesor që ka kundërshtuar Revolucionin e Portokalltë më 2004-ën, e cila pati shpërthyer për shkak të vjedhjeve në zgjedhje. Ai ishte shpallur atëbotë fitues i zgjedhjeve presidenciale, por pas protestave masive, ishte Viktor Jushqenko, lideri pro-perëndimor në opozitë atëbotë, i cili u bë president.

Kjo është arsyeja pse shumëkush ka frikë se fitorja e Janukoviqit 6 vite më vonë do të mund të shënojë, jo vetëm fundin e idealit të dalë nga ky revolucion, por edhe nga valët demokratike që viteve të fundit kanë përfshirë Gjeorgjinë, Kirgistanin dhe Moldavinë.

Në vazhdim mund të ndiqni një pjesë të një filmi dokumentar, të autorit amerikan Damian Kolody, mbi ngjarjet historike në Ukrainë gjatë vitit 2004. Prapaskenat e zgjedhjeve presidenciale, betejën për pushtet…

XS
SM
MD
LG