Ndërlidhjet

Samit për shpëtimin e Detit Baltik



Presidentja e Finlandës Tarja Halonen ka bërë thirrje për masa urgjente për të pastruar Detin Baltik.

Halonen i bëri këto komente në hapje të samitit për të shpëtuar njërën nga zonat më të ndotura në botë.

Në takim merr pjesë kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, bashkë me presidentët dhe ministrat nga Finlanda, Danimarka, Suedia, Polonia, Gjermania, Letonia, Lituania, Estonia, si dhe mbreti i Suedisë, Gustavi XVI.

Deti Baltik për dekada të tëra vuan nga mbeturinat toksike, derdhjet e naftës dhe helme tjera.
XS
SM
MD
LG