Ndërlidhjet

logo-print

OKB: “Zero tolerancë” për keqtrajtime seksuale


Kombet e Bashkuara kanë “zero tolerancë” për keqtrajtime seksuale nga trupat ndërkombëtare, që shërbejnë në misionet paqeruajtëse , tha Margot Vallstrom, përfaqësuese e OKB-së për dhunë seksuale në konflikte.

Mëtutje ajo theksoi se incidentet e këtilla janë raste të izoluara, por nuk mund të injorohen, meqë ato e dëmtojnë reputacionin e misioneve paqeruajtëse dhe të Kombeve të Bashkuara.

Akuza të përsëritura për keqtrajtime seksuale nga trupat nga vendet e ndryshme, janë ngritur prej viteve të 90-ta gjatë misioneve paqeruajtëse dhe stabilizuese në Kosovë, Nepal, Haiti, Liberi dhe së fundit në Republikën Demokratike të Kongos.

Gjatë periudhës 2004-2006 janë zhvilluar hetime për më se 300 akuza.

Gjatë viteve, akuzat, që janë ngritur, përfshijnë pagesën dhe organizimin e prostituteve, keqtrajtimin seksual të fëmijëve dhe dhunimet kundër femrave në zonat e konfikteve, ku paqeruajtësit ishin dërguar për ta ruajtur popullatën civile.
XS
SM
MD
LG