Ndërlidhjet

Uashington: Solana – ekspert në Institutin Brukings


Ish përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropianë për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana, i është bashkuar Institutit Brukings në cilësinë e ekspertit.

“Me shumë vitet e tij në shërbim të jashtëzakonshëm si diplomat udhëheqës evropian dhe lider i NATO-s, gjatë periudhës së transformimit dhe sfidave, Solana do të japë kontribut të rëndësishëm për agjendën globale të institutit”, thuhet, pos tjerash, në deklaratën e presidentit të Institutit Brukings, Strob Talbot.

Agjencia FP nga Uashingtoni, raporton se zoti Solana ishte emëruar si shef i diplomacisë së BE-së, pasi kishte shërbyer si sekretar i përgjithshëm i NATO-s, kur ai e udhëhoqi aleancën ushtarake në luftën e Kosovës në vitin 1999.
XS
SM
MD
LG