Ndërlidhjet

Londër: Britania e publikoi dosjen sekrete Guantanamo


Në informacionet sekrete, që sot i ka publikuar qeveria britanike, thuhet se një shtetas i Britanisë i ishte nënshtruar trajtimjit “mizor, jonjerëzor dhe degradues”, derisa ishte në burg me kërkesën e Shteteve të Bashkuara.

Këto informacione u bënë publike pasi Gjykata britanike e apelit sot i hodhi poshtë pretendimet e qeverisë se bërja publike e dosjes do ta dëmtonte sigurinë kombëtare.

Në informatë jepet përmbledhja e asaj se çka u tha CIA zyrtarëve të inteligjencës britanike lidhur me trajtimin e personit, Benjamin Muhamed, në vitin 2002, pas burgosjes së tij në Pakistan.

Ky person i kishte kaluar shtatë vite në burg, qoftë në burgjet amerikane ose në vendet e tjera, me kërkesë të autoriteteve të Shteteve të Bashkuara.

Vitin e kaluar ai ishte liruar nga burgu për terroristë të dyshuar në Guantanamo pa akuzë.
XS
SM
MD
LG