Ndërlidhjet

Beograd: Filloi ndërtimi i Ambasadës së re amerikane


Në Beograd, në lagjen Dedinje, sot ka filluar ndërtimi i Ambasadës së re të Shteteve të Bashkuara.

Ky projekt, që do të kushtoj 117 milionë dollarë, pritet të përfundoj në vitin 2012.

Ambasada aktuale amerikane në sheshin Knjaz Millosh në Beograd, ishte dëmtuar rëndë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2008, kur protestuesit ultra-nacionalistë e sulmuan dhe ia futën zjarrin. Me këtë rast një protestues ishte vrarë.
XS
SM
MD
LG