Ndërlidhjet

NATO: Nuk kundërshtohet shitja e anijes franceze në Rusi


Zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Apaturai, ka thënë sot se sekretari i përgjithshëm i aleancës, Anders Fog Rasmusen, nuk ka vërejtje ndaj propozimit për shitjen e luftanijes franceze në Rusi.

Mëtutje ai ka theksuar se zoti Rasmusen nuk e konsideron Rusinë “kërcënim” dhe ka shtuar se sekretari i përgjithshëm “shpreson se Rusia nuk e konsideron NATO-n kërcënim”.

Këto komente u bënë pas kritikave të Moskës se përpjekjet aktuale të NATO-s po e dëmtonin sovranitetin e Rusisë.

Apaturai tha se zoti Rasmusen është i vetëdijshëm për shqetësimin e shprehur nga disa vende të NATO-s lidhur me planet e Parisit për shitjen e luftanijes franceze në Rusi.
XS
SM
MD
LG