Ndërlidhjet

SHBA: Bregu Lindor prapë goditet nga stuhia e madhe e borës


Bregu Lindor i Shteteve të Bashkuara është goditur edhe nga stuhia e dytë e madhe e borës këtë javë, e cila ka shkaktuar mbylljen e pjesës më të madhe të zyrave federale në Uashington.

Në Uashington sot niveli i borës ishte 25 centimetra, pas dëborës së madhe, që gjatë fundjavës arriti edhe në tri metra.

Njëherësh, mot i keq po mbretëron edhe në Nju Jork, ku qindra fluturime janë anuluar. Pritet që bora ta arrijë shtresën prej 25 - 40 centimetra.
XS
SM
MD
LG