Ndërlidhjet

Berlin: Fillon festivali i filmit



Fillon sot në Berlin festivali i filmit. Në festival marrin pjesë si filma të Hollivudit, me buxhet të madh, por edhe filma të regjisorëve të pavarur. Sonte, filmi i parë i festivalit do të jetë realizimi i regjisorit kinez, Vang Kuanan.

Të premten, një ngjarje që pritet me interes është premiera e filmit “Ghost writer” të regjisorit Roman Polanski. Polanski aktualisht gjendet në arrest shtëpiak në Zvicër për shkak të akuzave nga drejtësia amerikane për dhunim.

Festivali do të zgjasë 10 ditë kurse juria drejtohet nga regjisori gjerman, Verner Hercog. Ariu i Artë dhe Ariu i Argjendë janë dy çmimet kryesore të festivalit.
XS
SM
MD
LG