Ndërlidhjet

Iran: Regjimi sulmon opozitën



Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në grumbullimet pro qeveritare për të shënuar 31 vjetorin e revolucionit islamik. Përvjetori i sivjetëm vjen në kohën e krizës më të keqe në Iran që nga viti 1979.

Udhëheqësit e opozitës iraniane kanë bërë thirrje për protesta anti qeveritare gjatë ditës. Mehdi Karrubi, një nga drejtuesit e opozitës, dhe ish presidenti Mohamed Hatami, janë sulmuar mëngjesin e sotëm, tha për REL i biri i Karrubit.

Autoritetet kanë thënë se forcat e sigurisë janë të gatshme të përballen me çdo protestë të opozitës.
XS
SM
MD
LG