Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Rimëkëmbja ekonomike nuk ka përfunduar



Presidenti iamerikan Barak Obama paralajmëroi se rimëkëmbja ekonomike në Shtetet e Bashkuara nuk do të kompletohet, përderisa nuk punësohen më shumë qytetarë, dhe Shtetet e Bashkiuara të huazojnë më pak para nga vendet tjera.

Në raportin e tij ekonomik për Kongresin, Obama gjithashtu u bëri thirrje ligjvënësve që të miratojnë masa të reja për ta rritur punësimin, dhe e ripërsëriti zotimin e tij për ta luftuar deficitin e buxhetit.

Obama e ka bërë prioritet të lartë krijimin e vendeve të punës dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.

Muajin e kaluar, në SHBA 20 mijë vetë e humbën punën.
XS
SM
MD
LG