Ndërlidhjet

Ahmadinexhad: Irani tash është 'shtet bërthamor'



Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad tha se vendi i tij e ka prodhuar paketën e parë të uraniumit të pasuurar në shkallën 20%.

Duke folur para mijëra iranianëve gjatë një tubimi me rastin e përvjetorit të Revolucionit Islamik, ai tha se Irani tash është “shtet bërthamor”.

“Dua t’u them se pardje filloi pasurimi i uraniumit në 20%. Dua t’u njoftoj dhe të shpall me zë të lartë se, falë Zotit, kryenegociatori ynë bërthamor njoftoi se prodhimi i karburantit në shkallën 20% filloi para syve të shkencëtarëve tanë”, tha Ahmadinexhad.

"Ne u thamë atyre, nëse nuk na jepni karburant bërthamor, do ta prodhojmë vetë. Ata filluan të bëjnë shaka dhe t’i përsërisin fjalët e pakuptimta të tyre. Ata as që mendojnë për njerëzit e sëmurë. Disa muaj më parë, ata bënë mutacionin e një virusi, që pastaj ta përhapin dhe t’a shesin barin", tha ai.

Uraniumi i pasuruar prodhon karburant për reaktor bërthamor, por mund të përdoret edhe për të krijuar material për armë bërthamore.

Bashkësia ndërkombëtare e ka paralajmëruar Iranin kundër aktiviteteve të mëtejme të pasurimit të uraniumit, duke u kërcënuar me sanksione të reja të Kombeve të Bashkuara.

Irani këmbëngul se programi bërthamor i tij është paqësor.
XS
SM
MD
LG