Ndërlidhjet

Rompui: BE do të ndihmojë Greqinë



Presidenti i BE-së, Herman Van Rompui tha se është arritur marrëveshja për ta ndihmuar Greqinë që të përballet me deficitin dhe krizën e borxheve.

Van Rompui i bëri këto komente para samitit të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel. Ai tha se detajet do të shpallen në samitin.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Greqia do të marrë mbështetjen e BE-së përderisa do t’i ndjekë rregullat e unionit.

Problemet financiare të Greqisë kanë ndikuar shumë në euron, duke shkaktuar rënien e vlerës prej 10 % në dy muajt e fundit, për shkak të shqetësimeve se Portugalia dhe Spanja mund të përballen me probleme të ngjashme.
XS
SM
MD
LG