Ndërlidhjet

Kaukazi Verior: Vritet një polic dhe 9 rebelë



Zyrtarët thanë se një person i armatosur ka vrarë sot një oficer të lartë policie në rajonin rus të Kaukazit, në Dagestan. Njoftohet se sulmuesi ka hapur zjarr në automjetin e zyrtarit në kryeqytetin Mahaçkala.

Ndërkohë, nëntë rebelë janë vrarë në Ingushetinë fqinje. Zyrtarët thanë se luftimet ishin pjesë e operacioneve speciale të Shërbimit Federal të Sigurisë në Ingusheti. Nuk është e qartë nëse ka viktima në radhët e shërbimit.
XS
SM
MD
LG