Ndërlidhjet

Teheran: Përleshje sporadike në përvjetorin e Revolucionit Islamik



Përleshje sporadike ndërmjet forcave proqeveritare dhe përkrahësve të opozitës janë raportuar nga Irani në 31 vjetorin e Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Përvjetori i sivjemë vjen në kohën e krizës më të keqe të nxitur nga rizgjedhja e kontestuar e presidentit Mahmud Ahmadinexhad në qershorin e kaluar.

Opozita ka bërë thirrje që protestat antiqeveritare të përkojnë me kremtimet zyrtare.

Një nga liderët e opozitës Mehdi Karrubi, dhe ish presidenti reformator Mohamed Hatami, janë sulmuar kur deshin t’u bashkohen tubimeve të
Karrubi dhe Hatami kanë kaluar pa pasoja.

Protesta janë raportuar edhe në qytetet Shiraz dhe Mashad, ku janë arrestuar më shumë se 100 njerëz.

Sipas raporteve të pakonfirmuara të dëshmitarëve, të paktën 20 përkrahës të opozitës janë arestuar në qytetin Isfahan.
XS
SM
MD
LG