Ndërlidhjet

Të mbijetuarit e Holokaustit e paditin hekurudhën hungareze



Nëntëdhjetë e pesë të mbijetuar nga Holokausti dhe pasardhësit e tyre sot ngritën padi kundër kompanisë shtetërore të hekurudhave të Hungarisë.

Grupi kërkon kompenzim prej mbi 1 miliardë dollarë për transportin e më shumë se 400 mijë hebrejve në kampin e Aushvicit në periudhën mars-tetor 1944.

Padia u ngrit sot në gjykatën e qarkut në Çikago, SHBA, dhe e akuzon kompaninë hekurudhore për atë se ka ditur që njerëzit dërgohen në kampin e vdekjes dhe që i ka vjedhur gjatë udhëtimit.

Rreth një milion njerëz u zhdukën në Aushvic në vitet 1940-1945, shumica e tyre hebrej.
XS
SM
MD
LG