Ndërlidhjet

Liberman shprehet i shqetësuar për gjendjen në Bosnje



Senatori amerikan Xhozef Liberman, në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë, ka shprehur shqetësime lidhur me zhvillimin e ngjarjeve në Bosnjë e Hercegovinë.

Lidhur me ligjin për referendum, të miratuar dje nga Kuvendi i Republikës Serbe të Bosnjes, Liberman tha se ky është “lajm shumë zhgënjyes dhe alarmant”.

“Nuk është aq befasues, sepse zoti Dodik është kërcënuar edhe më parë. Ky është një vend që e përjetoi gjenocidin vetëm afro 15 vjet më parë. Dejtoni i dha fund luftës, por nuk krijoi kushte për stabilitet dhe paqe të vërtetë”, tha Liberman për Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG