Ndërlidhjet

BE zotohet ta përkrahë Greqinë



Vendet e Bashkimit Evropian që përdorin euron u zotuan sot ta ndihmojnë Greqinë apo çdo vend tjetër që përballet me probleme serioze finansiare, por insistuan se do të kërkojnë reforma në këmbim.

“Vendet e eurozonës do të ndërmarrin veprime të vendosura dhe të koordinuara, po e deshi nevoja, për ta ruajtur stabilitetin financiar në eurozonën si tërësi. Qeveria e Greqisë nuk ka kërkuar asnjë mbështetje financiare ” tha Herman Van Rompui, president i BE-së.

Problemet në Greqi bënë që euro të humbë 10 % të vlerës, nga frika se Portugalia dhe Spanja mund të përballen me probleme të ngjashme
XS
SM
MD
LG