Ndërlidhjet

Turqi: 21 vjet burg botuesit kurd



Gjykata e Turqisë e ka dënuar me 21 vjet burg botuesin e një gazete kurde, për shkak se ka botuar atë që e quajti propagandë të rebelëve kurdë.

Agjencia shtetërore Anatolia raportoi se gjykata në Diarbakir e shpali botuesin Ozan Kilinç fajtor për përhapje të propagandës më emër të Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Gazeta radikale "Azadia Uelat" është detyruar të zëvendësojë gjashtë botues që kur filloi të botohet në vitin 2006.

XS
SM
MD
LG