Ndërlidhjet

logo-print

Vankuver: Sot fillojnë Lojërat Olimpike Dimërore



Flaka olimpike ka arritur në Vankuver të Kanadasë, ku sonte hapen zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore. Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger, është në mesin e atyre që do të mbajnë flakën sot.

Garat do të fillojnë edhe para nisjes së ceremonisë zyrtare, ku skiatorët do të konkurrojnë në garat kualifikuese. Mbi 5000 atletë nga 80 vende pritet të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore që do të zgjasin 17 ditë.
XS
SM
MD
LG