Ndërlidhjet

SHBA: Të pabaza pretendimet e Iranit



Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë pretendimet e Iranit se ka shënuar përparime në pasurimin e uraniumit si dhe ka dënuar bllokimin e informacioneve nga ana e regjimit.

Gjatë ceremonive të djeshme, në 31 vjetorin e revolucionit islamik, presidenti i Iranit, Ahmadinexhad tha se tashmë vendi i tij ka kapacitete për të prodhuar armë bërthamore, nëse vendos ta bëjë një gjë të tillë.

Shtëpia e Bardhë reagoi duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk besojnë që Irani të ketë aftësi të tilla në pasurimin e uraniumit. Të njëjtat burime shtuan se deklaratat e Ahmadinexhadit bazohen në politikë jo në fizikë.
XS
SM
MD
LG