Ndërlidhjet

Kina kërkon anullimin e takimit Obama-Dalai Lama



Kina i ka bërë thirrje Shtetetve të Bashkuara që në mënyrë të menjëhershme të tërheqë planet për takimin e presidentit, Barak Obama, me udhëheqësin e tibetanëve në mërgim, Dalai Lama. Pekini ka kërkuar anullimin e takimit.

Shtëpia e Bardhë njoftoi dje se presidenti Obama do të takohet me Dalai Lamën më 18 shkurt, pavarësisht kundërshtimeve kineze. Pekini akuzon Dalai Lamën se kërkon pavarësinëe Tibetit nga Kina, akuzë që hidhet poshtë nga Dalai Lama.

Kjo i ka rritur dhe më tej tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, tensione që janë shtuar edhe për shkak të mosmarrëveshjeve në fushën ekonomike, politike dhe ushtarake.
XS
SM
MD
LG