Ndërlidhjet

Bill Klinton u lëshua nga spitali



Ish presidenti amerikan, Bill Klinton, u lëshua nga spitali në gjendje të mirë, pas operacionit në zemër.

Këshilltarët e tij thanë se ish presidenti u shtrua në një spital të Nju Jorkut për të hapur katër arterie të bllokuara.

Mjeku i ish presidentit amerikan tha se ai do të jetë në gjendje t’i kthehet punës nga e hëna e ardhshme.

Në vitin 2004 Klinton ka bërë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në zemër.
XS
SM
MD
LG