Ndërlidhjet

logo-print

Varshava kritikon Bellorusinë për trajtimin e polakëve



Kryeministri i Polonisë Donald Tusk e kritikoi sot atë që e quajti shtypje kundër pakicës polake në Bellorusi.

Tusk e quajti trajtimin e polakëve “element të pajustifikuar dhe skandaloz të shtypjes dhe ngacmimit”.

Ministri i Jashtëm i Bellorusisë, i cili sot vizitoi Varshavën, mohoi se Minsku i ka shkelur të drejtat e pakicës polake, dhe tha se bëhet fjalë për “keqkuptime ndërmjet dy fraksioneve” brenda pakicës polake.

Polonia e tërhoqi ambasadorin nga Bellorusia, pasi autoritetet e shpërngulën një grup polak nga zyrat e tij në fillim të javës.
XS
SM
MD
LG