Ndërlidhjet

Rusi: Dënohet fermeri që i ruante patatet me eksploziv


Një fermer në lindjen e largët të Rusisë është dënuar për shkak se ka vendosur eksploziv rreth arës me patate për ta mbrojtur nga hajdutët.

Aleksandr Skopincev, 73 vjeç, kishte mbjellë eksplozivin rreth e përqark pjesës së fushës ku i kishte mbjellur patatet, pasi hajdutët disa herë ia kishin plaçkitur të mbjellat.

Fqiu i tij u plagos në buzë pasi e shpërtheu njërin nga mjetet eksplozive.

Skopincev u shpall fajtor për strehim ilegal dhe prodhim artizanal të eksplozivit, por tha se fqiu nuk duhej të ishte në pronën e tij.
XS
SM
MD
LG