Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Në ofensivën ushtarake janë vrarë 5 talibanë


Komandanti i lartë i ushtrisë afgane, Sher Mohamed Zazai, tha se 5 talibanë janë vrarë në orët e para të sulmi të kombinuar nga ushtria amerikane dhe ajo e Afganistanit, kundër militantëve në qytetin Marxhah, në provincën Helmand.

Sipas tij, talibanët u vranë në luftimet “ballë për ballë”.

Afro 15 mijë trupa amerikane, britanike dhe afgane, po marrin pjesë në ofensivën në Marxhah, që është njëra nga bazat e fundit të talibanëve në pjesën jugore të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG