Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Refuzohet kërkesa kineze për anulimin e takimit Obama-Lama


Shtetet e Bashkuara e kanë refuzuar kërkesën e Kinës, që takimi i planifikuar ndërmjet presidentit Barak Obama dhe liderit shpirtëror të Tibetit në ekzil, Dalaj Lama, të anulohet.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se takimi Obama – Dalaj Lama, do të mbahet ashtu siç është planifikuar, më 18 të këtij muaji.

Ministria e jashtme e Kinës, më herët ka kërkuar që takimi i presidentit Obama me Dalaj Lamën të anulohet, duke thënë se ky takim do t’i dëmtoj mëtutje raportet tashmë të tensionuara ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG