Ndërlidhjet

Ivanoviq: KFOR-i të mos i ftoj serbët në FSK


Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq, tha se Serbia i ka sugjeruar KFOR-it, që përfaqësuesit e tij të mos i vizitojnë komunat në veri të Kosovës, për t’i ftuar serbët, që të paraqiten për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“U kemi sugjeruar që të mos e bëjnë këtë për shumë arsye”, u tha Ivanoviq agjencive beogradase të lajmeve, duke theksuar se “ky është pozicion i qartë i përgjithshëm i qeverisë së Serbisë ndaj FSK-së dhe i popullatës lokale”.

Zoti Ivanoviq ka vlerësuar se nëse KFOR-i vazhdon ta bëjë këtë, atëherë sjellja e tyre nuk mund të kuptohet ndryshe, por si provokim.
XS
SM
MD
LG