Ndërlidhjet

Afganistan: U vranë tre ushtarë amerikanë


Tre ushtarë amerikanë janë vrarë nga një sulm me bombë në pjesën jugore të Afganistanit, ka njoftuar NATO-ja.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Aktualisht trupat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara e kanë filluar një ofensivë në provincën Helmand, që konsiderohet baza e fundit e madhe e talibanëve në Afganistan.

Nuk është e qartë se nëse tre ushtarët amerikanë u vranë në këtë ofensivë.
XS
SM
MD
LG