Ndërlidhjet

Tiranë: Biseda e liderëve përfundoi, duket se pa rezultat


Në Tiranë ka përfunduar biseda e udhëhequr nga presidenti Bamir Topi, e ku merrnin pjesë kryeministri Sali Beridha dhe lideri i opozitës, Edi Rama.

Duket se ky takim përfundoi pa ndonjë rezultat konkret.

Zoti Berisha deklaroi se në takim “pati një shkëmbim të hapur të pikëpamjeve” dhe vlerësoi se takimi ishte një “përpjekje serioze pozitive”.

Lidhur me kërkesat e Ramës, ai mëtutje theksoi se “çdo problem që ka me mazhorancën jam i hapur ta trajtoj, por problemet me gjykatat, jo”.

Më vonë gjatë ditës, lidhur me këtë takim, paralajmëruan se do të prononcohen edhe Bamir Topi e Edia Rama.
XS
SM
MD
LG