Ndërlidhjet

Janukoviq: Flota ruse në Ukrainë të mos tërhiqet


Viktor Janukoviq, që i fitoi zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, tha se ndoshta do t’i lejohet Rusisë që Flotën e saj në portin e Detit të Zi, Sevastopol, ta mbajë edhe pas datës së caktuar për tërheqje në vitin 2017.

Ai i tha televizionit shtetëror të Rusisë, se nuk përjashtohet mundësia se Flota e Detit të Zi do të lejohet ta vazhdoj shfryzëtimin e portit Sevastopol në Ukrainë, më gjatë se sa që parasheh marrëveshja e fundit.

Janukoviq, poashtu, theksoi se ka për qëllim t’i përmirësoj raportet me Rusinë lidhur me gazin.
XS
SM
MD
LG