Ndërlidhjet

Rusia i kërkon shpjegime Bullgarisë



Rusia kërkon shpjegime nga Bullgaria rreth shpresave të Sofjes për t’iu bashkangjitur projektit të mbrojtjes raketore amerikane në Evropë.

Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, tha se planet bullgare kanë qenë “të papritura” për Moskën. Lavrov theksoi se përmes ambasadorit në Uashington kanë kërkuar shpjegime nga pala amerikane se “përse kemi të papriturën bullgare pas asaj rumune”.

Më 12 shkurt kryeministri bullgar tha se është në favor të përfshirjes së vendit të tij në planet amerikane të mbrojtjes raketore. Më herët Rumania kishte njoftuar se do të lejojë vendosjen e interceptorëve për raketat ballistike me rreze të mesme.
XS
SM
MD
LG