Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Vazhdon ofensiva kundër militantëve



Ka hyrë në ditën e dytë ofensiva e mijëra trupave amerikane, britanike dhe afgane kundër talibanëve në jug të Afganistanit.

Burimet e NATO-s thanë se janë të kënaqur me përparimin e shënuar. Në ditën e parë të operacionit dy ushtarë, një amerikan dhe një britanik u vranë. Forcat afgane njoftuan për së paku 20 militantë talibanë të vrarë në këto luftime.

Operacioni i quajtuar “Moshtarak” përfshin mbi 15 mijë trupa nga forcat ndërkombëtare që veprojnë në kuadër të NATO-s si dhe ushtarë afganë.
XS
SM
MD
LG