Ndërlidhjet

Irak: Valë sulmesh kundër grupeve politike.



Bagdadi është tronditur nga një seri sulmesh me bomba që kishin si cak grupe të ndryshme politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet e përgjithshme, që do të mbahen në mars.

Së paku 11 persona u plagosën nga sulmet. Incidentet vijnë në kohën kur tensionet mes shumicës shiite dhe popullsisë sunite janë rritur së tepërmi.

Shkak i përkeqësimit të gjendjes është ndalimi për të garuar në zgjedhje i disa qindra kandidatëve sunitë nën akuzat se kanë pasur lidhje me rregjimin e Sadam Huseinit.
XS
SM
MD
LG